Dhimbja e nënës së cilës i vdiq fëmija në krahë

Një nënë ka rrëfyer dhimbjen e madhe për humbjen e bebes së saj të porsalindur, që vdiq pasi i kishte zënë gjumi në divan. Chelsea Love, 24 – vjeç e kishte marrë djalin e saj 8 – ditësh në krahë në shtëpinë e tyre në Hull, pasi e kishte parë që po e zinte gjumi. Ajo e vendosi të birin në kraharor për ta përkëdhelur dhe kishte ndërmend ta kthente në shtratin e tij. Por duke qenë tepër e lodhur, të renë e zuri gjumi. Ajo u zgjua nga ulërimat e babait të fëmijët, Sam Coles. Leo kishte ndryshuar ngjyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të mjekëve për ta shpëtuar, ai humbi tragjikisht vogli Leo, sipas mjekëve, pësoi dëmtim të rëndë në tru për shkak të mungesës së oksigjenit.

Share With:
Translate »
792 Views