Dhjetëra raste të reja, ndër ta dhe fëmijë! Ekspertët japin alarmin për HIV-in në Shqipëri

1 dhjetori njihet si Dita Botërore kundër HIV/AIDS dhe në prag të kësaj dite sensibilizuese drejtuesja e Shoqatës të Personave që jetojnë me HIV, Olimbi Hoxhaj dhe mjeku infeksionist Arjan Harxhi të ftuar në “Kafe In” publikuan të dhënat më të fundit të infektuarve në vendin tonë.

Ata treguan se këtë vit në Shqipëri janë konstatuar me HIV/AIDS rreth 92 raste të reja, mes tyre edhe fëmijë.

“Deri në nëntor të këtij viti janë 92 raste të reja, nga të cilët 2 janë fëmijë. Për tre meshkuj të identifikuar kemi një femër” – zbuloi Olimbi Hoxhaj.

Nga ana tjetër mjeku Harxhi tha se vendi ynë ka shifrat më të larta krahasuar me vendet në rajon. Gjithashtu Hoxhaj dhe Harxhi thanë se tani nuk përcaktohen limite kohore lidhur me shpresën për të jetuar, pasi me trajtimet e reja jetëgjatësia është e garantuar.

“Mjekimet që përdoren nuk japin më limite kohore. Jetëgjatësia është e garantuar. Nuk është aq agresiv kur bëhet trajtimi dhe personi ndjek këshillat e duhura” – bëri me dije Olimbi Hoxhaj.

Ekspertët gjithashtu shtuan se të prekurit nga HIV-i vazhdojnë të diskriminohen, kryesisht më të sigmatizuar janë fëmijët.

“Ata që janë janë të afektuar nga HIV-i janë të stigmatizuar kur statusi zbulohet. E kryesisht ndodh tek fëmijët e shkollave,” tha Kryetarja e Shoqatës të Personave që jetojnë me HIV/AIDS.

Share With:



243 Views