Dhurata speciale që Viola Spiro mori nga e ëma për ditëlindje na mallëngjeu!

Më datën 28 të muajit shtator, moderatora e njohur Viola Spiro festoi ditëlindjen e saj.

Në Instagram, Viola ndau me ndjekësit momente nga festa e ditëlindjes, ku u duk një yll e veshur me një fustan të shkurtër në ngjyrë të zezë.

Vetëm pak ditë pas ditëlindjes, moderatorja ka treguar për fansat edhe dhuratën më speciale që mori nga dita e saj e shënuar.

E ëma, Brunilda, i ka shkruar të bijës një poezi që na la mbresa të gjithëve.

Me fjalë nga zemra, ajo i shpreh dashurinë prej nëne Violës dhe sigurisht që moderatorja e vlerësoi këtë si dhuratën më të mirë që mori këtë vit.

“Dhurata më e bukur! Të dua deri në përjetësi!”- shkruan Viola krahas fotos, duke etiketuar të ëmën.

Emocionuse, apo jo?

Share With:
Translate »
613 Views