Diçka në këtë foto kushton diku te 25 mijë dollarë

Stormi, sigurisht vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott, është protagonistja e një prej videove më të ëmbla. E vogla është ulur në një karrige të pazakontë dhe merr në dorë një çantë Louis Vuitton, të vogël sa vetë ajo, dhe qesh e luan me të për kamerën.

E adhurueshme apo jo?

Le të flasim për sendin 25 mijë dollarësh, karrigen.

Karrigia është dhuratë nga Travis Scott dhe është realizuar me arushë pellushi nga vëllezërit Humberto dhe Fernardo Campana. Dy prej krijimeve të tyre realizuar me arushë pellushi shiten për çmime mes 15 mijë dhe 25 mijë dollarë.

Ndërsa kjo ku është ulur Stormi me siguri kushton shumë më shumë.

Karrigia në video është një bashkëpunim mes dizajnerëve nga San Paolo dhe artistit amerikan Kaws. Gjithashtu, u shfaq në galerinë Friedman Benda në Miami Design Week dhe Art Basel Miami në dhjetor.

“Seria e limituar u shit e gjitha gjatë ekspozitës. Blerësit ishin ndërkombëtarë, përfshirë koleksionues arti dhe çiftin Travis Scott, Kylie Jenner,” tha një përfaqësues i Firedman Benda për People. “Për të mbrojtur klientët tanë, nuk do të bëjmë të ditur çmimin.”

Siç vihet re nga përshkrimi, karrigia është dhuratë nga Travis, ndërsa çanta, dhuratë nga Kim. /Anabel.al

Share With:
Translate »
580 Views