Digjet banesa në Vlorë, humbasin jetën tragjikisht nënë e bir

Nënë e bir kanë humbur jetën tragjikisht pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit, çka shkaktoi djegien e banesës. Viktimat janë identifikuar si Salkie Hoxhallari 73 vjeç dhe Novruz Hoxhallari 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan forca policore dhe zjarrfikësja, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar plotësisht shkaqet e ngjarjes tragjike.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Informacion paraprak

Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkakëtuar aksidentalisht ,  ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
636 Views