Disa këshilla të thjeshta dhe natyrale për të përmirësuar strijat

Kur lëkura zgjerohet ose tkurret shumë shpejt, në raste si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni apo rritje gjiri, krijimi i strijave është pothuaj gjithmonë i mundur. Sipas specialistëve, strijat janë shenja të cilat nuk eliminohen përfundimisht, por me disa produkte natyrale, zbehja e tyre mund të jetë e suksesshme.

Vaj bajame- Masazhi me vaj bajame është këshilla kryesore që japin dermatologët për reduktimin e strijave. Nëse përdoret shpesh dhe i përzier, vaji i bajames është një zgjidhje e mirë për zvogëlimin e gjerësisë së tyre. Edhe vaji i ullirit është mjaft i rekomanduar për zbehjen e strijave të lëkurës, sepse është i pasur me vitaminë E.

Pi shumë ujë- Përveç arsyeve të njohura, një arsye shumë e rëndësishme në formimin e strijave në lëkurë është mungesa e lagështirës. Trupi ka nevojë të jetë i hidratuar, në mënyrë që të shmangë sa më shumë dëmtimet që ndodhin në lëkurë. Duke shmangur kafeinën, pijet me sheqer, por edhe lëngjet e gazuara, do ta kesh më të lehtë ta mbash trupin gjithmonë të hidratuar.

Scrub me sheqer- Rekomandohet në këto raste sheqeri i errët. Përzje ½ filxhan sheqer me lëngun e një limoni  dhe shtoji një lugë çaji vaj bajame. Sa herë që mund të jesh duke bërë dush, kjo përzierje do të të ndihmojë ta bësh lëkurën të shkëlqejë.

Share With:
Translate »
734 Views