Ditë zie për Adelina Tahirin këngëtarja humb njeriun e dashur të familjes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri  është duke kaluar një situatë të vështirë familjare.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ajo ka njoftuar se një person shumë i dashur për të ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për gjyshen e këngëtares të cilën ajo e quan, nënë.

“U prehsh në paqe nënë, do të na mungosh”, shkruan këngëtarja mbi foton e gjyshes së ndjerë.

Këngëtarja nuk ka zbuluar shkakun e vdekjes së saj, megjithatë duket se ajo është lënduar shumë nga kjo humbje.

Përveç gjyshes së saj, Adelina është përballur edhe me një humbje tjetër.

Profesori I Fakultetit Teknik, Afrim Vokshi, ka ndërruar jetë dhe këngëtarja ka shprehur ngushëllimet në një postim në Instastory.

Share With:



152 Views