Ditë zie për Dhurata Dorën: Këngëtarja humb njeriun e dashur

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur Dhurata Dora performoi në Algjeri dhe ngriti publikun në këmbë me hitet e saj.

Në profilin e saj në Instagram, ajo falenderoi të pranishmit në koncert, mirëpo edhe ndau me ndjekësit lajmin e hidhur se kishte humbur personin e dashur.

Dhurata kishte humbur gjyshen e saj dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi:

“Faleminderit Algjeria që më pritët aq ngrohtë. Ju dua!

Por lajmi i trishtueshëm më shkatërroi. U prehsh në paqe!”- shkruante Dhurata në foto.

Në një tjetër postim, këngëtarja publikoi një foto me gjyshen e saj, ku shfaqej në moshë të vogël.

“U prehsh në paqe nana. Të dua”- ishin fjalët e Dhuratës në postim, shoqëruar me emojin e një zemre.

Ngushëllime këngëtares!

Share With:
Translate »
584 Views