Ditëlindja e veçantë e Valdrin Sahitit, me prurje dhe mungesa

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti 6 muaj më parë u bekua me një vajzë.

Ditën djeshme, Valdrini festoi ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij krahas urimit i ka kërkuar falje që nuk mund të realizojnë këtë vit udhëtimin e zakonshëm për ditëlindjen e tij.

“Edhe 100 vjet për dashurinë e jetës sime. P.s. më fal që udhëtimi i ditëlindjes kësaj radhe ishte i pamundur, pasi në jetën tonë kemi një mrekulli që do përkujdesje, por në mundësinë e parë do ta kompensoj. Të dua”, – ka shkruar Edita krahas një fotografie me Valdrinin.

Stilisti shqiptar me shaka ka thënë se nuk e di nëse do e fali dhe ka shtuar se ajo dhe Bella janë gjithçka për të.

Image

Share With:
Translate »
929 Views