Djalë apo vajzë? Rozana Radi flet për herë të parë për planet për fëmijë

Edhe këngëtarja Rozana Radi si shumë personazhe të tjerë publikë  u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, për t’ju dhënë vetë përgjigje më pas.

Një nga pyetjet që na tërhoqi vëmendjen ishte: “Fëmija i parë do të jetë djalë apo vajzë?”

Ndërkohë Rozana është përgjigjur se nuk ka preferenca për gjininë, duke folur kështu për herë të parë rreth planeve për një fëmijë.

“Janë punët e Zotit, nuk kam patur kurrë preferenca tek gjinia e të vegjëlve”, shkruan këngëtarja bukuroshe.

Kjo e fundit prej vitesh bashkëjeton me partnerin e saj Shpëtim Karakushi që është oficer i policisë gjyqësore.

Share With:



50 Views