Djalë apo Vajzë? Skerdi e mban të fshehtë, por zbulohet gjinia e femijes

Muajin e kaluar reperi Skerdi dha lajmin e bukur se së shpejti do bëhet baba. Ai publikoi një foto të të fejuarës, Vesa e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe shprehej se mezi pret ta marrë në krahë ëngjëllin e tyre.

Sot Skerdi ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram dhe shumë prej tyre ishte kurioz për bebin që do vijë në jetë.

I pyetur për gjininë e fëmijës, Skerdi vendosi të mos e tregonte, por “Xing.al” ka zbuluar se çifti po pret një djalë dhe janë shumë të lumtur për këtë fakt.

Sa i përket emrit, ata ende nuk e kanë zgjedhur e këtë e tregon vetë reperi me përgjigjen e tij.

Gjithashtu Skerdi tregon se jeta e tij ka ndryshuar ende pa lindur bebi.

Share With:
Translate »
605 Views