Djali 6 vjeç detyrohet të përdorë kanabis, është i prekur nga sëmundja e rëndë

Nëna e një djali 6 vjeç që vuan nga epilepsia e rrallë, është tepër e dëshpëruar për faktin se ai do të duhet të përdorë vaj kanabisi për të lehtësuar dhimbjet kronike.

Hannah Deacon, 38 vjeç, nga Kenilworth në Warwickshire, u shfaq në fushatën e ‘Loose Women’ ku shpjegoi se djali i saj Alfie Dingley është i vetmi djalë në Britani që vuan nga gjendja e njohur si PCDH19.

Vaji i kanabisit mjekësor është një substancë e ndaluar në Britani të Madhe, prandaj Hannah mblodhi fonde për të udhëtuar në Holandë, ku është e ligjshme, në mënyrë që djali i saj të përfitojë nga trajtimi i diskutueshëm.

Hannah thotë se pa një përmirësim të menjëhershëm tek djali, duke zvogëluar 30 sulmet e tij në ditë në një herë në muaj.

Ajo është tepër e shqetësuar për efektin e drogës që mund ta vrasë dhe ta bëjë psikik, gjë që e ka bërë të ndaluar në Britaninë e Madhe.

 

Share With:



796 Views