Djali autik tërhiqet zvarrë në korridor nga stafi i shkollës

Një nënë në Kentucky ka rrëfyer se djali i saj autik u tërhoq zvarrë në korridore nga anëtarë të stafit të shkollës së tij të mesme.

Jo Greyson tha se 11-vjeçari pësoi prerje dhe plagë në trup nga akti i dhunshëm.

Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë shihet Thatcher ndërsa tërhiqe zvarrë në korridorin e shkollës Tates Creek pasditen e 14 shtatorit .

Grayson tha Thatcher refuzoi të ngrihej nga dyshemeja e palestrës, kështu që një mësuese dhe një infermiere e shkollës e tërhoqën nëpër një korridor.

Videoja e mbikqyrjes e publikuar këtë javë tregon Thatcher të ulur në dysheme, me anëtare të stafit që qëndrojnë mbi të. Videoja nuk ka audio.

Në regjistrimin rreth 30 sekonda njëra nga femrat e kap djalin nga krahët dhe përpiqet ta ngrejë në këmbë por përfundon duke e tërhequr nëpër dysheme. Ndërsa qeni i tij e ndjek nga pas.

Nëna zbuloi se çfarë i kishte ndodhur të birit kur pa plagët në trup në darkë.

Ndërsa shkolla lëshoi nëj deklaratë duke thënë se incidenti po hetohet.

Share With:
Translate »
678 Views