Djali i Dhimitër Xhuvanit bën kërkesë për të kryer nderimet e fundit të të atit

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani është ndarë sot nga jeta në një spital në Romë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Djali i tij, i cili vuan dënimin në burg për vrasjen e 4 personave 5 vite më parë, ka kërkuar leje nga burgu për të qenë i pranishëm në varrimin e babit të tij.

Ai ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, mirëpo nuk dihet ende nëse kërkesa do t’i pranohet apo refuzohet. Kostandin Xhuvani është djali i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani. 5 vite më parë ai qëlloi për vdekje 4 persona në një club në zonën e rrugës së Elbasanit. Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim.

Share With:
Translate »
1304 Views