Djali i Ilvës sapo mori dhuratën e parë që është kaq domethënëse

Lajmi kryesor i mediave rozë sot, ishte ardhja në jetë e vogëlushit T(h)omas, të birit të gazetares së njohur Ilva Tare dhe politikanit Eduart Selami. Padyshim rritja, zhvillimi dhe çdo dalje e tij do të jetë edhe në ditët në vijim një lajm shumë i lakmuar nga gazetarët rozë.
Vogëlushi duhet të ndihet me fat jo vetëm për prejardhjen e tij, me dy prindër në karrierë, por edhe për njerëzit e tjerë që e rrethojnë. Dhurata e parë (publike) që ai mori, ishte pikërisht nga një prej mikeshave më të mira të Ilvës, gazetares Iva Tico. Ajo ka personalizuar një gushore bojëqielli për të sapolindurin, ku lexohet i qëndisur emri i tij. Puna me dorë ka dalë jashtë mode kohët e fundit, por duket se Iva është një partizane e tyre, pasi po të shfletosh Instagramin e saj, duket se një pjesë të mirë të kohës së lirë ajo ia kushton qëndisjes dhe gatimit. \Kids’ Time\

Share With:
Translate »
972 Views