Djali i Kahramanit do t’ju zbukurojë ditën, shihni sa shumë është rritur

Në prill të këtij viti aktori shumë i dashur për shqiptarët falë rolit si “Kahraman”, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Feyza Aktan solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Kuzey (veri).

Ozcan Deniz publikon shpesh foto me të birin por në shumicën e rasteve ja fsheh portretin.

Ditën e sotme aktori ja ka zbukuruar ditën ndjekësve duke postuar një foto ku tregon sa shumë është rritur Kuzey.

Kujtojmë që kur aktori turk kishte ditëlindjen i bëri djalit një dedikim shumë emocionues të cilin mund ta lexoni më poshtë.

“Sot është ditëlindja ime. Sa herë të shoh ndjej aromë parajse, je dhurata më e bukur. Nuk do të të them që Zoti mos të të sjellë njerëz të këqinj. Nuk do të të them t’i largohesh gabimeve dhe vështirësive. Ti do t’i jetosh ato sepse kjo është jeta.

Është rregull i jetës. Gabimet që do bësh në jetë vështirësitë që do kalosh, njerëzit e këqinj që do takosh, të gjitha do të të mësojnë.

Si babai yt, do lutem e do përpiqem për ty me fuqi, durim dhe inteligjencë. Po e shkruaj këtë këtu sepse nuk do të zhduket dhe sa herë ta shohësh, ta lexosh.

Në çdo moment, unë do jem aty për ty. Do të të qëndroj pranë deri në frymën time të fundit. Do të të mësoj t’i duash kafshët dhe natyrën, të duash dijen dhe artin dhe çdo gjë të bukur të jetës. Do mundohem të të mësoj sa më shumë. Kjo është lutja ime e vetme për ty. Të dua shumë”, shkruante Ozcan Deniz.

Share With:



48 Views