Djali i thotë këngëtares shqiptare: Shyqyr që erdhe nga Anglia | Video

Të jesh artist nuk është aq e lehtë sa duket aq më tepër në Shqipëri. Këngëtarëve u duhet të lëvizin nga një qytet në tjetrin, e nga një shtet në tjetrin. Dhe ata që e ndjejnë më tepër mungesën e tyre janë familjarët dhe veçanërisht fëmijët nëse janë prindër.

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja Anjeza Branka ka ndarë një video teksa po darkon me djalin me rastin e Festës së Verës. Sapo fillon videoja djali i thotë: “Shyqyr që erdhe nga Anglia dhe të dua shumë”. Duket se e ëma i ka munguar shumë dhe tonaliteti i zërit e shpreh qartë. Urojmë që kur të rritet ai t’i kuptojë të gjithë sakrificat që mami po bën për të. Për më tepër shikoni videon më poshtë. /Kids’ Time/

Share With:



169 Views