Djali i vogël i Kim Kardashian dhe Kanye West paska shpëtuar për një fije nga ky emër

Në maj të këtij viti, ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe reperi Kanye West, u bënë prindër për herë të katërt.

Ata mirëpritën në familjen e tyre vogëlushin nga një nënë bartëse, të cilin e pagëzuan me emrin Psalm.

Domethënia e emrit Psalm është shumë e veçantë, sepse i referohet një testamenti të vjetër të Biblës dhe familja e quan të voglin një bekim hyjnor.

Mirëpo, në njërin prej episodeve të “KUWTK”, Kim ka rrëfyer se Psalm nuk ka qenë emri i parë që kanë menduar për të birin.

Ai ka shpëtuar për një fije nga emri Ye, si prapashtesa e të atit, Kanye.

Mirëpo, Kylie ka telefonuar në momentin e fundit duke sugjeruar të mos ia vinin atë emër.

Gjithashtu as Kayne nuk e pëlqente këtë emër pasi s’kishte kuptim.

Psalm dhe Saint shkojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe Kim rrëfen se tashmë fëmijët e thërrasin të voglin Psalmye.

Gjithashtu gjatë intervistave, 39-vjeçarja ka rrëfyer se emri Psalm i shkon shumë të birit, pasi ai është fëmija më i qetë nga tre të tjerët.

Share With:
Translate »
361 Views