Djali tregon se si kartelet ia kursyen jetën pasi i vr anë familjen

Devini, djali 13-vjeçar që ishte mes viktimave mormone që u ekzekutuan nga kartelet e drogës në Meksikë thotë se sapo filluan të shtënat, mamaja e tij përpiqej të ndizte makinën, ndërkohë që lutej dhe u thoshte të ulnin kokat.

Pasi ndaluan të shtënat, anëtarët e kartelit iu afruan dhe e urdhëruan të zbriste nga makina e të shtrihej me fytyrë në tokë.

Ai thotë se personat e armatosur i vranë të tjerët, por kursyen atë dhe katër nga vëllezërit e motrat e tij, edhe më të vegjël në moshë.

Ata ishin të plagosur dhe duke kulluar gjak, megjithatë djali eci për gjashtë orë për të kërkuar ndihmë.

“Gjatë gjithë kohës kisha frikë se mos po na ndiqnin e se mos do të vdisja dhe unë”, tregon ai për mediat.

Share With:
Translate »
390 Views