Djaloshi 2-vjeçar përshëndet të gjithë udhëtarët me grusht (Video)

Ky djalë ka bërë që miliona njerëz ta shohin në internet, për shkak se është tepër miqësor.

Në video duket momenti kur djali simpatik vetëm 2 vjeç nis dhe takon të gjithë pasagjerët në aeroplan. Djaloshi me emrin Guy Jakubowicz ka marrë një famë të madhe, pasi nëna e tij Ayla e ka xhiruar atë teksa përshëndet të gjithë pasagjerët gjatë një fluturimi të aeroplanit nga Kansas Siti në Çikago. Djaloshi dallohet për sjelljen e tij të mirë dhe miqësore.

Djali përshëndet zakonisht me mënyrën e grushtit, që është miqësore dhe përdoret nga të rriturit kur takojnë miqtë e tyre.

Share With:



413 Views