Do të donit çerdhe dhe kopshte në vendin e punës? Kjo mund të bëhet realitet

Do të donit të kishit çerdhe dhe kopshte në vendin ku punoni? Epo kjo mund të bëhet realitet në Tiranë, sipas kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës. Do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopësht”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se rreth 200 kompani iu përgjigjën thirrjes në ato ditë të nxehta të gushtit, teksa afronte viti shkollor, dhe hapeshin kopshtet dhe çerdhet.

Ky propozim i kryebashkiakut Veliaj gjeti menjëherë mbështetjen edhe të përfaqësuesve të biznesit, të cilët shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij projekti.  Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së fasonistëve theksoi se kjo nismë është tepër pozitive.

 “Kam parë dhe eksperienca shumë pozitive të vendeve fqinje. Nga ana tjetër bëra një pyetësor te ndërmarrjet e mia dhe po ju them që 100% e grave ishin dakord që t’i sillnim fëmijët në kopshtin pranë ndërmarrjes, nëse behet. Jam shumë optimist për këtë gjë sepse e kuptoj shumë mirë”.

Share With:
Translate »
440 Views