Do të ketë një fëmijë të pestë për familjen Kardashian-West? Përgjigjet Kim Kardashian

Kim Kardashian ka dëshiruar gjithmonë një familje të madhe dhe tashmë është nënë e katër fëmijëve.

North, Saint, Chicago dhe Psalm janë katër vogëlushët e saj dhe shpesh herë ajo i bën pjesë të rrjeteve sociale.

Sigurisht nisur nga dëshira e saj, fansat janë kuriozë të dinë nëse, ylli i familjes Kardashian do të bëjë një fëmijë tjetër dhe Kim ka treguar se momentalisht për shkak të angazhimeve profesionale nuk e ka në plan.

“I dua shumë fëmijët e mi por 4 mund të përballoj me kaq ngarkesë sa kam dhe secili nga fëmijët e mi kërkon shumë vëmendje”.

Kim u bë nënë për herë të katërt në muajin maj dhe vogëlushi i saj, Psalm erdhi në jetë nëpërmjet një nëne mbartëse.

Share With:
Translate »
527 Views