“Do t’i jap jetës time fund, mezi i kam rritur” Nëna e 5 fëmijëve lutet mes lotëve

Në pafajësinë e Burbuqe Tërbishtës, në fund të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, nuk besonte vetëm publiku që votoi krah saj, por edhe ish-bashkëshorti, i cili tha se e njihte prej 30 vjetësh gruan dhe ajo nuk mundte kurrsesi të ishte marrë me shfrytëzim prostitucioni.

Edhe kamarierja, e cila u dënua për prostitucion, para policisë kishte hedhur poshtë akuzat se ishte shfrytëzuar nga zonja Burbuqe. Ky fakt u pranua edhe nga zoti Enver.

Zoti Enver: Po e ka pranuar dhe madje i ka thënë oficeres së policisë që unë këtë zanat kam. Burbuqen nxirre nga burgu i ka thënë, sepse ajo nuk ka faj. Këtë e kam dëgjuar dhe unë.

Ardit Gjebrea: Po mirë nëse e ke dëgjuar vetë këtë, përse nuk i beson Buqes?

Zoti Enver: Po nuk e besoj, si ta besoj unë Buqen. Bëri 11 muaj në burg, as hetim as korrigjim. Prokuroria hetoi 11 muaj për të.

Ardit Gjebrea: Ti mendon që Buqja mund ta ketë bërë këtë gjë?

Zoti Enver: Tani Ardit e mendoj se mendoj, unë di ca thotë publiku, shokët, ça thotë populli”.

Ardit Gjebrea: Jo, ti nuk mund të shkosh me çfarë thotë publiku, burri ka bindjen e vet për gruan, ç’thua ti.

Zoti Enver: E Ardit po vëllezërit e saj mua nuk më flasin me gojë. Sepse më thonë ti e ke fajin që e nxore në punë. Unë kam 30 vjet që jetoj me Burbuqen dhe kam garancinë më të plotë që Burbuqja, kurrën e kurrës nuk merret me atë lloj pune. Po tani, prokuroria, gjykata. Unë ia kam thënë që në fillim Burbuqes të njoh kush je, por ia bëri një dru i shtrembur…”

Eni Çobani: Ju e dënuat, e divorcuat.

Zoti Enver: Po normal, çfarë t’i bëj vëllezërve të saj që më thonë faji është i joti se përse e nxore në punë. Unë mund ta afroj Burbuqen, pasi të dalë drejtësia…

Eni Çobani: Enver bëhu burrë, kapërceje opinionin dhe mentalitetin. Unë e kuptoj që tani përballë teje mendon se zonjë është lehtë për ty të flasësh po unë e kam të vështirë të veproj. Unë po të them të kundërtën, që një veprim i joti sot para publikut, duke ikur bashkë me Burbuqen, do të sjellë shumë vlera të tjera kundrejt teje.

Burgu i Burbuqes nuk përfundoi me 11 muaj, pasi ajo sot vuan opinionin, nga bashkëshorti e të tjerët në vazhdim. Mes lotëve ajo i kërkoi ish-bashkëshortit ndjesë dhe tha se i mungonte familja e saj.

I kërkoj ndjesë, sepse më mungojnë të gjithë, se më mungojnë fëmijët, nipërit mbesat, më mungojnë të gjithë. Më mungon burri, po këta më hodhën në rrugë të madhe se i besojnë popullit, i besojnë një mileti. Dhe unë jam vetëm me qira zonja Eni, nuk di nga të vete, do t’i jap jetës time fund. Mezi i kam rritur 5 fëmijë, puno natë e ditë”, tha zonja Burbuqe

Share With:
Translate »
613 Views