“Doja të vrisja veten”, rrëfehet për herë të parë vajza e Will Smith

E rritur në një familje të suksesshme, të talentuar e me pjestarë të famshëm, Willow Smith, vajza e aktorit të famshëm Hollywood-ian, Will Smith është bërë pjestare e rëndësishme e muzikës në SHBA.

Willow Smith në një intervistë është shprehur se e gjithë fama i rëndoi shumë dhe nuk po e menaxhonte dot situatën. Këngëtarja tha se ajo “humbi mendjen” pas suksesit të saj me këngën “Whip My Hair” në vitin 2010. ”U zhyta në një vrimë të zezë dhe fillova të prisja veten”.

Më tej ajo tregoi se nuk donte ta përfundonte albumin, por u detyrua nga përfaqësuesit e saj. Shkoi në turne të ndryshëm,  por refuzoi të përfundojë një album të tërë përkundër interesit. E ëma Jada Pinkett Smith dhe gjyshja e saj e morën vesh lajmin dhe u tronditën, por e fshehën këtë nga mediat. Gjendja tani ka ndryshuar dhe këngëtarja e talentuar po e shijon jetën duke mos u marr më me lajmet e mediave që ndikojnë jetën e saj.

Share With:



38 Views