Doli me djalin në publik, nënat po e kritikojnë shumë Meghan Markle-n për diçka

Meghan Merkle është një nënë e re dhe me siguri po mësohet me këtë status të ri. Mirëpo, teksa Meghan praktikohet me mëmësinë, njerëzit kanë edhe kritika për të. Gjatë ndeshjes së princit Harry në lojën “Polo” gara me kuaj, Meghan së bashku me të birin, Archie ishin të pranishëm për të mbështetur Harry-n. Kjo ishte dalja e parë publike e Meghan vetëm me djalin. Gjatë pagëzimit bota u njoh akoma edhe më mirë me princin, mirëpo ishte e gjithë familja mbretërore. Në këtë event Meghan e mbajti gjatë gjithë kohës në krah të birin dhe këtu filluan kritikat për të në rrjet.

Ndjekësit në rrjetet sociale, sidomos nënat e kritikonin Meghan për mënyrën se si e mbante djalin. “Duket sikur do t’i bjerë nga dora nga momenti në moment”,-shkruan një komentues.

Ka edhe nga ata që e kritikojnë pse nuk i ka vënë kapele djalit për ta mbrojtur nga dielli.

Nga ana tjetër kishte edhe nga ata që e mbështesnin Meghan duke shkruar se ajo është nënë e re dhe po mësohet.

Share With:
Translate »
421 Views