Donald dhe Melania Trump kthehen nga pushimet, vëmendjen e merr djali i tyre 13-vjeçar

Familja Trump është fotografuar së fundmi teksa kanë mbërritur në shtëpinë e bardhë. Djali më i vogël i çiftit, Barron tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij. Ndonëse në një moshë ende të vogël, 13-vjeçari është më i gjatë se vetë Melania dhe Donald dhe këtë e kanë zbuluar pamjet e publikuara. Djali i dyshes së njohur është fotografuar rrallëherë në publik, ndaj fotot e fundit kanë bërë xhiron e rrjetit.

Treshja mbërriti në shtëpinë e bardhë ditën e djeshme pasi kaluan 10 ditë në klubin e golfit Trump në New Jersey. Në muajin qershor e gjithë familja shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar Mbretëreshën Elizabeth, por në këtë event Barron Trump nuk ishte prezent.

Share With:
Translate »
476 Views