Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë, shikoni fotot e para të vogëlushes

Presidenti Trump tani është bërë gjysh për herë të dhjetë.

Eric Trump dhe gruaja e tij, Lara Trump, mirëpritën të hënën në jetën e tyre një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Carolina Dorothy Trump.

 

Djali i Presidentit Trump, publikoi një fotografi të familjes së re të katër fëmijëve në Twitter të martën në mëngjes, shkruan Fox News.

Ndërkoi Eric bëri një status në Twitter para mesnatës të së hënës në lidhje me lindjen e fëmijës së tyre të dytë, duke shkruar: “Lara Lea Trump dhe unë jemi të ngazëllyer për të mirëpritur Carolina Dorothy Trump në botë. Ne ju duam tashmë”.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tij të vogël në Instagram.

Eric dhe Lara Trump kanë gjithashtu një djalë, një vjeçarin Eric “Luke” Trump. Eric Trump, 35 vjeç, është nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Lara Lea Trump, 36 vjeçe, shërben si këshilltare e fushatës së presidentit.

Djali i madh i presidentit Trump, Donald Trump Jr., 41 vjeç, dhe ish-gruaja e tij kanë pesë fëmijë: 5-vjeçarin Chloe, Spencer 6-vjeçar, Tristan 7-vjeçar, 10-vjeçarin Donald III dhe Kai 12-vjeçar.

Ivanka Trump, 37 vjeçe, ka tre fëmijë me burrin e saj: Jared Kushner: 3-vjeçarin Theodore, Joseph 5-vjeçar dhe Arabella 8-vjeçare.

 

 

Share With:
Translate »
422 Views