Doni t’i mbani fëmijët me këmbë në tokë? Mariah Carey ju jep shembullin më të mirë

Mariah Carey është nënë e dy fëmijëve Monroe dhe Moroccan Scott, për të cilët artistja kujdeset që të jenë më këmbë në tokë. Së fundmi në një intervistë për “People” Mariah ka folur për fëmijërinë e saj duke e krahasuar me atë të fëmijëve. “Është e vështirë por përpiqem që t’i mbaj me këmbë në tokë, kështu që ata nuk do të mendojnë se çdo gjë do ju vijë e gatshme. Tani ata më thonë ‘dua këtë gjë’, ndërsa unë u them ‘po më kërkoni diçka që kushton 20 dollarë’. Unë as që mund ta imagjinoja të kisha qoftë edhe 1 dollar kur isha fëmijë, sepse ne nuk kishim para. Kështu që ata duhet t’i vlerësojnë këto gjëra”, është shprehur Carey. Ajo ka rrëfyer se gjatë fëmijërisë ka pasur çaste të bukura dhe të tjera jo aq të këndshme. Më tej këngëtarja ka treguar se fëmijët e saj i japin shumë dashuri dhe se nuk do të ishte i njëjti person pa ta. Djali dhe vajza e Mariah kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Nick Cannon, me të cilin ruan raporte të mira.

Share With:
Translate »
390 Views