Drake na paska mashtruar? I ati i nxjerr të palarat publikisht dhe s’dimë kë të besojmë

Nëse u lodhët nga dramat e familjes mbretërore, kemi një tjetër dramë që po bën namin në të gjitha mediat. I ati i Drake ka bërë disa deklarata për të birin gjatë një interviste dhe kaq u desh që skandali të shpërthente. Marrëdhënia e Drake me të atin nuk është aspak e mirë (të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë Drake nga tekstet e këngëve të tij). Sipas këngëtarit, i ati nuk ka qenë kurrë i pranishëm në jetën e tij.

Drake me të atin

Nga ana tjetër, i ati i Drake, Dennis Graham ka qenë i ftuar në një emision në radio ku është shprehur se i biri e ka thurur këtë histori për të shitur albume.

“Kam qenë gjithmonë me Drake. I flas gjithmonë, nëse jo çdo ditë, të paktën çdo dy ditë. Bisedojmë gjatë dhe i thashë, ‘Pse po i thua gjithë këto gjëra për mua. Nuk është mirë’. Ndërsa ai më tha, ‘Babi kjo gjë i shet albumet’”, -ka rrëfyer Graham.

Drake me të atin

Pas kësaj deklarate, Drake ka reaguar menjëherë me një shkrim në Instagram Stories, duke shkruar:

“U zgjova sot shumë i lënduar. Im atë mund t’u thotë shumë gjëra njerëzve që janë të gatshëm ta dëgjojnë. Është e trishtueshme kur familja katandiset kështu, por çfarë mund të bëjmë? Këta janë njerëz që nuk i zgjodhëm t’i kemi. Çdo gjë që kam thënë ka qenë e vërtetë dhe e vërteta është shumë e vështirë të pranohet nga disa njerëz.”

Ne nuk dimë kë të besojmë! Po ju versionin e kujt besoni?

Share With:



33 Views