Droga në shkolla, Rama: Do të vendosim 150 policë për ruajtjen e sigurisë

Në një konferencë për mediat këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrjen e një vendimi qeveritar për të implementuar një strategji për ruajtjen e sigurisë në shkolla, që është vlerësuar edhe nga ministrat e Brendshëm të BE-së.

“Sot kemi vendosur që në 150 shkolla do të fillojnë nga puna, 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program, program që sikundër na e ka çmuar projekti pilot siguron një rritje cilësore të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe Policisë së Shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës, të mbrojtjes së shëndetit dhe të moslënies së orëve të mësimit”, tha Rama, duke theksuar se përdorimi i drogave në shkolla është një problem serioz.

Share With:
Translate »
685 Views