Droni u shpëton jetën dy adoleshentëve

Kohët e fundit droni është kthyer në një mjet mjaft të rëndësishëm për njerëzit. Në shumë vende të botës ai përdoret për të shuar zjarre, ndërkohë në Australi përmes këtij mjeti është bërë e mundur shpëtimi i dy adoleshentëve.

Dy djemtë të moshave 16 dhe 17 vjeç rrezikonin të mbyteshin nga dallgët e mëdha rreth 700 metër larg bregut. Menjëherë, një dron i kontrolluar roja i plazhit, fluturoi mbi 2 djemtë, duke u hedhur një komardare.

Ky mision shpëtimi zgjati vetëm 70 sekonda, ndërkohë që punonjësve të emergjencës do t’u duheshin të paktën 6 minuta. Sipas drejtuesve të bashkisë ky është shpëtimi i parë në botë që u realizua me ndihmën e teknologjisë së një droni.

Share With:
Translate »
590 Views