Durrës, bie nga kati i tretë fëmija 4-vjeç, në luftë me vdekjen

Një ngjarje tragjike raportohet nga Durrësi ku një vajzë 4 vjeçe po lufton me vdekjen pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës. Ngjarja sipas bluve të qytetit bregdetar, ka ndodhur ditën e diel në lagjen nr.13 (Plazh) rreth orës 13:30. Fëmija me iniciale E. M., 4 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së katit të tretë. Sipas policisë, vogëlushja është transportuar menjëherë në spital, ku mjekët raportojnë se është në rrezik për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Durrës.

Share With:



629 Views