Durrës, sherri që u mbyll me vrasjen e Anxhelos, nisi nga “Pse më sheh!’

Zbardhet dëshmia e 17 vjeçarit, Devi Lala që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij dje pasdite në Durrës. Nga dëshmia sherri me Anxhelo Gjokozaj kishte nisur me ‘Pse më sheh!”

Deshmia: “U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnj dhe u hasa me Anxhelon që po më shikonte. E pyeta Anxhelon pse po më shikonte. Ai më ofendoi, më shau. I thash, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht.

Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Pasi e qëllova pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku, u tremba dhe u largova.

Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin. Unë nuk kisha për qellim ta vrisja, thjesht doja të mbrohesha pasi u përleshëm me njëri-tjetrin

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Nr.15, në Spitallë mesditën e 2 marsit 2018.

Share With:
Translate »
670 Views