Dy aktorët tanë të preferuar të “Harry Potter” kanë pasur ndjenja për njëri-tjetrin?!

Të dashur fansa të “Harry Potter”, kemi një super lajm për ju!

Dy aktorët e njohur të filmit të famshëm, Tom Felton që luan Draco-n dhe Emma Watson që luan Hermione, kanë pasur ndjenja për njëri-tjetrin!

Sipas kolegut të tyre Rupert Grint (Ron Weasley), mes tyre ka pasur një “shkëndijë” në setin e xhirimeve të filmit.

“Gjithmonë kishte diçka. Kishte një shkëndijë”, tha Rupert për “Entertainment Tonight”. “Por ne ishim fëmijë. Ishte si çdo lloj loje. Unë nuk kisha shkëndijë. Unë isha pa shkëndijë fare”.

Ky lajm vjen menjëherë pas spekulimeve se dyshja po takoheshin gjatë verës, kur ishin parë së bashku në Afrikën e Jugut.

Tom publikoi një foto në Instagram të vetes dhe Emma-s të veshur me pizhame duke i mësuar asaj se si të luante kitarën akustike

View this post on Instagram

Quick learner x

A post shared by Tom Felton (@t22felton) on

Më pas edhe Emma publikoi një foto të Tom nga plazhi!

View this post on Instagram

Women do it better 📷EW

A post shared by Tom Felton (@t22felton) on

Por këtu ka diçka që nuk shkon pasi në fund të tetorit, Emma u fotografua duke u puthur me një mashkull misterioz në Londër.

Më pas ajo tha për “British Vogue” se është shumë e lumtur që është beqare!

Epo mendoni çfarë të doni, por thjesht ideja e një romance mes Emma-s dhe Tom na emocionon pa masë!

Share With:



77 Views