Dy gjëra rreth financave që duhet t’ua tregoni fëmijëve

Po, komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe fëmijët e meritojnë të vërtetën. Por, jo të gjithë të vërtetin.

Ekspertja financiare Beth Kobliner, autore e disa librave bestseller, ka disa këshilla për ju sa i përket aspektit se çfarë duhet t’u tregoni fëmijëve për financat tuaja.

Mos u tregoni fëmijëve se sa para i merrni

Qoftë nëse familja juaj ka të ardhura të majme apo modeste, rroga është diçka që duhet ta mbani për veten.

Një ndër këto arsye mund të jetë edhe nxitja e krahasimit se cili prind fiton ma shumë, ku fëmijët mund ta ngatërrojnë rrogën e lartë me kontribut më të madh në familje.

Mësoni fëmijët të kuptojnë se jo të gjitha familjet e fitojnë të njëjtën sasi të parave

Kur të rriten pak fëmijët, duhet të filloni t’u tregoni fëmijëve se jo të gjitha familjet kanë para dhe disa familje kanë shumë pak të ardhura.

Gjithashtu, mundohuni t’ua shpjegoni se sa e vështirë është jeta pa para.

Share With:
Translate »
421 Views