Dy javë kohë për çerdhet. Dokumentet që kërkohen për të rregjistruar fëmijët

Ofrimi i kushteve shumë të mira por dhe ushqimi cilësor dhe i kontrolluar ka bërë që në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës të ketë një fluks në rritje të kërkesave.

Madje shumë prindër i kanë hequr fëmijët nga kopshte apo çerdhet private për ti çuar në institucione publike.

Këtë të hënë, në 2 shtator nis regjistrimi i fëmijëve nëpër kopshte. Por për shkak të fluksit të madhe do të bëhet një ndarje fëmijë që do qëndrojnë deri në orën 13, në kopsht dhe fëmijë që edhe orët e gjumit do ti plotësojnë në kopsht. Drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, sqaron çfarë dokumentash duhet për të regjistruar fëmijën në kopsht, proces i cili do të zgjasë dy javët e para të muajit shtator.

Në rast se prindërit nuk arrijnë të shkarkojnë certifikatën nga portali e-Albania mund të lenë fotokopje të kartës së identitetit, por do të plotësojnë dhe një deklaratë për ruajtjen e të dhënave personale.

Drejtoresha Beqiri u kërkon prindërve që të regjistrojnë fëmijë në kopshtin ku i takon pasi nuk mundet që për arsye preferenciale fëmija të regjistrohet në një kopsht që nuk ndodhet në njësinë administrative ku banojnë.

 

Share With:
Translate »
474 Views