Dy këngëtaret shqiptare nëna në superformë postojnë foto me bikini

Të dyja janë ndër artistet më të mira të skenës shqiptare dhe për këtë kanë fituar admirimin e publikut. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen dhe Miriam Canin, të cilat nuk preferojnë të shfaqin shumë nga jeta e tyre private. Megjithatë dy këngëtaret kanë treguar së fundmi se kanë nisur pushimet me familjet e tyre dhe po i shijojnë shumë.

Por mesa duket këtë verë as njëra dhe as tjetra nuk kanë mundur t’i rezistojnë publikimit të një fotografie me bikini. Të tilla foto prej tyre janë shumë të rralla, megjithatë për të dyja nuk kanë munguar komplimentet nga ndjekësit në ‘Instagram’. Pavarësisht se ato janë të dyja nëna duhet thënë se duken në formë perfekte fizike.

Aurela ka treguar se i janë dashur 100 shkrepje për të realizuar foton e duhur, por gjithsesi duhet thënë se nuk e ka pasur shumë të vështirë, sepse duket qartë se ushtrimet intensive në palestër e kanë dhënë rezultatin në trupin e saj. Ndërsa sa për Miriamin ndoshta gjenetika dhe vetë ëmbëlsia që e karakterizon bëjnë punën e tyre.

Share With:
Translate »
788 Views