Dy tërmete, brenda 2 muajve, thuajse ua ka shembur banesën. Familja me 5 anëtare në zonën e Sanatoriumit i bën thirrje Bashkisë

BOOM shkoi edhe në familjen Abazi në Sanatorium.

Kjo familje ka një banesë dy katëshe, që me tërmetin e shtatorit të këtij viti, ka qenë shumë e dëmtuar. Është inspektuar atëherë , në katin e dytë i kanë thënë të mos jetojë njeri se ka rrezik, nuk i kanë lënë asnjë letër, me tërmetin e pak ditëve më parë, është dëmtuar edhe kati i parë.

5 anëtarë jetojnë në një dhomë që ata mendojnë se është në gjendje më të mirë,në katin e parë. Kërkojnë të verifikohet banesa e tyre a duhet të rijnë apo jo aty.

Dëmet janë çarje muresh, rënie tavanesh, shtëpia është e vjetër.

Banorja: Të shihet rasti jonë, që ta dimë të jetojmë këtu apo të lëvizim.

BOOM telefonoi përfaqësuesin e emergjencave në bashkinë e Tiranës

Gazetarja: Të kërkoj ndjesë për shqetësimin.

Përfaqësuesi i emergjencave, Bashkia Tiranë: Nuk ka problem, më thuaj.

Gazetarja: Kisha rastin e një familjeje që e ka shtëpinë këtu te Sanatoriumi. Në fakt është një familje që është prekur që në tërmetin e shtatorit, me goxha dëmtime. Ata vazhdojnë të jetojnë akoma aty edhe pse tërmeti ka shkaktuar më shumë probleme tani dhe doja ndonjë grup verifikimi, a ka për ta parë këtë banesë të lutem?

Përfaqësuesi i emergjencave, Bashkia Tiranë:  Jo, ka, patjetër që ka, por jemi duke parë pallatet për momentin. Se ngaqë kanë probleme pallatet dhe e kemi të pamundur për sh. Avash –avash do kalojmë edhe te shtëpitë.

Gazetarja: Po sa mund të jetë kjo periudha? Se tani njerëzit i ka kapur edhe kjo gjendja e tmerrit se thonë unë po rri në një dhomë që më duket mua që është më  mirë, ndërkohë që shtëpia, pjesa tjetër është e gjithë e pabanueshme dhe mos më zë brenda kësaj dhome thotë tërmeti tjetër, në rast se do të bjeri një tjetër.

Përfaqësuesi i emergjencave, Bashkia Tiranë: Pallatet janë të rëndësishme se janë më shumë se një familje, do doja shumë , por për momentin e kam të pamundur.

Share With:
Translate »
389 Views