Dy vjet pas ndarjes nga jeta, këngëtari shqiptar kujton bashkëshorten: Dashuria dhe nëna e vajzave të mia

Sot bëhen dy vjet që kur bashkëshortja e këngëtarit të njohur korçar Stefi Prifi është ndarë nga jeta. Marina Prifti nuk mundi t’i mbijetonte një sëmundje të gjatë e të rëndë dhe humbi jetën në një moshë të re. Ajo punonte si pedagoge dhe studiuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe ka lënë pas dy vajza Maria dhe Joana Prifti. Sot, dy vjet pas ndarjes nga jeta të Marinës, bashkëshorti Stefi i kushton një shkrim tepër të ndjerë ku shkruan se kjo kohë i duket shumë më pak se dy vite. Arsyeja që bindi këngëtarin të shkruante këto rreshta është fotografia që i çoi në Viber vajza e tij Maria, pasi dhe ajo ka dëshirë që nëna e saj të kujtohet.
“Sot ishte dita perkujtimore e ndarjes nga jeta te bashkeshortes time Marina Xhavara Prifti. Iken dy vjet…! Per cudine time me duken me pak se kaq! Ka pasur raste gjate kesaj kohe, qe pyesja veten – pse kjo ndijesi e tille?! Normale do te ishte te ndieja te kunderten, te me dukeshin keto dy vite si nje jete…, por jo! Per cudi, me mua ka ndodhur e kunderta! Me duken shume me pak se dy vite! Ndoshta nje psikolog mund te jape shpjegimin e ketij perjetimi..!
Natyrisht, une dhe vajzat e mia shkojme shpesh ne Fier tek varezat, por asnjehere nuk kam menduar te shkruaj apo te postoj dicka me pare..! Arsyeja qe me bindi ta bej lajm, ishte kjo foto qe me dergoi ne viber vajza ime Maria! Patjeter ajo (natyrisht edhe une dhe gjithe familja jone), ka deshiren, qe mami i saj Marina te kujtohet nga familjaret, shoqet e shoket, pedagoget kolege dhe stafet akademike, ku Marina ka dhene kontributin e Saj si pedagoge dhe studiuese e gjuhes dhe letersise shqipe, nga studentet qe e deshin dhe i donte kaq shume. Falenderoj gjithe familjaret dhe miqte qe e pine nje kafe me mua sot. Ia u shperblefsha ne gezime! Per veten, nuk dua te flas, duke besuar mirekuptimin tuaj! I paharuar kujtimi Yt, Marina dashuria dhe nena e dy vajzave te mia”, shkruan Stefi Prifti.

Share With:
Translate »
893 Views