Dyshet më të famshme shqiptare nënë e bijë, që i duam njësoj

Pavarësisht se mund t’i shohim në mediat sociale apo në tapetin e kuq, familjet e personazheve të njohur shqiptare ose të huaja gjithnjë na intrigojnë. Kjo sepse ne arrijmë të shohim përtej famës dhe pasurisë së tyre, që ata janë si ne. Ata janë prindër, fëmijë, madje dhe gjyshër.

“Bëmë mama të të ngjaj!”. Këtë shprehje e kemi parë te shumë të famshme apo fëmijët e tyre, që u kanë trashëguar gjenet.

Jo vetëm në festa të veçanta, por pothuajse çdo ditë, personazhet e njohur i bëjnë pjesë të rrjeteve sociale nënat e tyre me postimet e fotove.

Disa prej këtyre nënave e mori famën nga fëmija, disa ua dhanë famën fëmijëve, ato mund të cilësohen si dyshet më “ikonë” nënë e bijë të të famshmëve shqiptarë.

Lori, Sara dhe Vjollca Hoxha

Pronarja e “Top Channel”, Vjollca Hoxha, doli në skenë si një figurë e femrës së fuqishme pasi bashëkshorti i saj, themeluesi i televizionit, Dritan Hoxha, humbi jetën në maj të 2008-s, pas një aksidenti me makinë. Pasi u rikthyen në Shqipëri dhe pak vite pasi arritën një moshë më të pjekur, Lori nisi të hynte në botën e mediave sociale dhe mori titullin fashioniste. Pavarësisht se Sara mbajti një distancë me publikun, sërish jeta e saj aktive nëpër evente ka tërhequr gjithnjë vëmendjen.

Marina dhe Luana Vjollca me nënën

Adelina, Zanfina dhe nëna Mona Ismaili

Dy motrat këngëtare hynë në tregun e muzikës që në vitet ’90 dhe jeta e tyre private fitoi shpejt vëmendjen e publikut.

Nëna e Adelina dhe Zanfina Ismailit u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare në prill të 2016-s, pas një sëmundje të keqe.

Alketa Vejsiu dhe vajza Nikol

Pavarësisht se nuk na ka treguar në asnjë moment fytyrën e vajzës së saj Nikol, moderatorja e famshme shpesh na tregon lidhjen e ngushtë që kanë nënë e bijën.Ledina Çelo dhe vajza Periana

Këngëtarja e njohur shqiptare u bë nënë për herë të dytë me të bijën Periana në tetor të 2014-s. Prej asaj kohe vogëlushja është në çdo foto të mamit.

Dua Lipa dhe nëna Anesa

Elvana Gjata dhe nëna

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja u ftua me të ëmën në emisionin “Xing me Ermalin”, duke tërhequr të gjithë vëmendjen e publikut.

Soni Malaj dhe vajza Anna

Në janar të 2012-s, këngëtarja u bë nënë për herë të parë me të bijën Anna. Soni nuk ka publikuar asnjë foto të fytyrës së vajzës, por flet gjithë kohës për marrdhënien që kanë nënë e bijë.

Nora dhe Era Istrefi me nënën

 

Miriam Cani dhe vajza Ameli

Nora Istrefi dhe vajza Renee

Adelina Tahiri me nënën

Albërie dhe Anxhelina Hadërgjona

Argjentina Ramosaj me nënën

Aurela Gaçe me vajzën Grace

Aurela Hoxha me nënën Eli

Dafina Zeqiri me nënën

Dhurata Dora me nënën

Eli dhe Marina Fara

Emina Cunmulaj me vajzën Elia

Genta Ismajli me nënën

Tuna me nënën e saj

Arbana Osmani me nënën

Burimi: Iconstyle.al

Share With:
Translate »
1101 Views