E bardha e vezës një minierë proteinash e mineralesh; Nga maskat anti-plakje deri tek shëndeti i zemrës ja pse s’duhet ta ndani nga dieta

Nëse njerëzit do të ndaheshin në dy grupe, ato do të ishin; njerëzit që pëlqen të hanë më shumë të bardhën e vezës dhe ata që hanë të verdhën e lënë të bardhën e vezës. Për grupin e dytë nuk kemi dhe lajme aq të mira; sipas studimeve klinike rezulton se e bardha e vezës është pjesa më e shëndetshme. Të bardhat e vezëve janë një ushqim me nivel të ulët kalorik, vetëm  17 kalori, në krahasim me 71 kalori nga një vezë e terë. E bardha nuk përmban kolesterol ose yndyrë të ngopur, gjë që e bën një ushqim ideal për njerëzit që  vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose diabetit.

Përfitimet shëndetësore të të bardhave të vezëve:

1. Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një e bardhë veze përmban rreth 54 mg kalium, i cili është një elektrolit jetik dhe mineral i lidhur me shëndetin e kockave, shëndetin e zemrës dhe funksionimin e përgjithshëm efektiv të qelizave dhe organeve, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland. Shumë studime kanë gjetur lidhje mes kaliumit dhe uljes se presionit  të të gjakut, sepse e bardha e vezës promovon vazodilimin ose zgjerimin e enëve të gjakut. Ata që konsumonin 4,069 mg kalium në ditë ulën rrezikun e sëmundjes ishemike të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare me 37% dhe 49%, në krahasim me ata që marin  1,793 mg në ditë.

2. Rritja e masës muskulore

Të bardhat e vezëve të pasura me proteina janë perfekte për rritjen e masës muskulore. Konsumimi i rregullt i të bardhave të vezëve mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes, forcimin e muskujve dhe rritjen e imunitetit.

3. Forconi kockat

Të bardhat e vezëve janë të pasura në kalcium. Ushqimet e pasura me kalcium janë të shkëlqyera për shëndetin e kockave. Përfshirja e të bardhave të vezëve në dietën tuaj të përditshme mund të kontribuojë në kocka më të forta  dhe gjithashtu të parandalojë rreziqet e frakturave dhe osteoporozën.

4. Promovon shëndetin e lëkurës

Vezët kanë kolagjen në membranë, e cila ndodhet vetëm jashtë të bardhës së vezës dhe vetëm brenda guaskës, e cila shërben në mbrojtjen e vezës. Me të bardhat e vezëve mund të përgatisni në shtëpi një numër të madh maskash që do të rigjallërojnë lëkurën tuaj.  Rezultatet treguan se proteina dhe kolagjeni i pranishëm në ushqimin e bardhë të vezëve ndihmojnë në zvogëlimin e rrudhave të shkaktuara nga dielli.

Share With:



105 Views