E bija feston 5 vjetorin e lindjes, ‘Hyrrem’: Çdo gjë e bëj për ty

Ditën e sotme vogëlushja e aktores së njohur Meryem Uzerli, feston ditëlindjen e saj të pestë. Në këtë ditë të veçantë e ëma ka zgjedhur ta surprizojë vogëlushen nëpërmjet një feste të organizuar vetëm për të. Meryem ka çuar në kopshtin e vajzës një personazh të animuar dhe të gjithë fëmijët duket se janë kënaqur shumë.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Çdo gjë që unë bëj, e bëj për ty”,- shkruan aktorja krahas një videoje të publikuar në ‘Instagram’.

Kur ishte shtatzënë me Larën, Uzerli pësoi një shembje emocionale dhe u detyrua të linte përgjysmë “Sulejmanin e Madhërishëm” dhe të kthehej në Gjermani ku jetonte më parë me nënën. Lara ka ardhur në jetë në vitin 2015 dhe vetëm pak muaj pas lindjes prindërit e saj u divorcuan. Meryem dhe Can Ates i dhanë fund martesës pas tradhtisë së këtij të fundit.

Share With:
Translate »
949 Views