E dashuruar me modën si Kim Kardashian, North ndjek hapat e mamasë

Nuk është më sekret se Kim Kardashian dhe Kanye West e duan modën. Këtë e vërtetojnë prezencat e tyre në pasarelat gjatë ‘Fashion Week’ kudo nëpër botë apo dhe koleksionet e stiluara nga vetë Kanye. Mesa duket edhe North, vajza e madhe e Kim, po ndjek hapat e prindërve të saj. North pëlqen të provojë veshjet e mamasë së saj, këpucën apo dhe tualetet. Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ nga Kim, North ka pozuar përpara çantave ‘Virgil Abloh’ dhe ‘Louis Vuitton’ veshur me një palë taka ‘Prada’ të Kim. Kim ka zbuluar për ‘Elle’ se North është e fiksuar me tualetet. Ajo shijon të gjithë proçesin e lyerjes dhe pëlqen të shohë Kim-in teksa bëhet gati. Kim është një mama totalisht mbështetëse, madje i ka blerë vajzës së saj një çantë të vogël personale për tualete.

Share With:



81 Views