E dini ç’është hipnolindja, teknika me theksin në lindjen natyrale

Natyra ka paracaktuar që femrat të lindin lehtë, mirëpo vetë frika nga lindja nxit dhembjen fizike. Kate Middleton dhe Princi William në muajin prill presin fëmijën e tretë.

Më parë mediat kanë publikuar që Kate është ngazëllyer me idenë e teknikës tradicionale të lindjes në shtëpi. Mirëpo, tani SundayTimeskonstaton që Dukesha e Kembrixhit ka vendosur për teknikën relativisht të re të quajtur hipnolindje.

Çfarë është hipnolindja? Hipnolindja në të vërtetë përdor vetëhipnozën gjatë lindjes. Teknika përdor kombinimin e vetëhipnozës, qetësimin dhe frymëmarrjen e rregullt në mënyrë që të zvogëlohet dhembja.

Natyra ka paracaktuar që lindja të jetë e lehtë, mirëpo vetë frika nga lindja nxit dhembjen fizike.

Truri i femrës gjatë lindjes liron hormonin e stresit për shkak të të cilit trupi shkon në ‘zonën e mbrojtjes’.

Ai ngadalëson tretjen, përshpejton rrahjet e zemrës, dërgon gjakun në këmbë dhe duar dhe, në fund, zbraz qarkullimin e gjakut në mitër, duke shkaktuar dhembje në mitër dhe pengimin e procesit të lindjes.

E gjitha kjo çon në shtrëngimin e muskujve me çka procesi i lindjes bëhet i dhembshëm.

Share With:



58 Views