E dinit se gjatë shtatzënisë ndryshon edhe truri i femrës

Gjatë shtatzanisë gratë pësojnë ndryshime drastike në shumë aspekte. Niveli i hormoneve dhe përmasat e barkut fillojnë të rriten, por ndryshimi me i madh që ndodh nuk mund të shihet me sy. Por falë një studimi të ri është bërë i mundur vëzhgimi

Studimi i publikuar në gazetën “Nature Neuroscience” më në fund ka hedhur dritë rreth ndryshimeve drastike që pëson truri i grave gjatë shtatzanisë. Studimi zbuloi se truri bëhet më i vogël por në të njëjtën kohë edhe më efiçent. Këto ndryshime e përgatisin nënën për detyrën e rëndësishme që e pret.

Studiuesit nga Spanja dhe Holanda janë të parët që kanë përdorur skanerat për të matur ndryshimet e strukturës së trurit gjatë shtatzanisë. Edhe pse studiuesit e kanë ditur dhe më parë që truri i gruas pëson ndryshime, por asnjëherë nuk e kanë vlerësuar se çfarë ndryshimesh ndodhin saktësisht.

Nga analizimi i të dhënave të dala nga skaneri u vu re një reduktim i materies gri në tru. Materia gri është pjesa e trurit përgjegjëse për disa funskione të ndryshme. Pjesa më e madhe e materies gri humbte nga lobi temporal i trurit që është përgjegjës për një sërë detyrash, ndër to është dhe ndërveprimi social i cili na ndihmon të kuptojmë ndjenjat e njerëzve dhe sinjalet joverbale. Këto aftësi na japin mundësinë të krijojmë lidhje, marrëdhënie me persona të tjerë.

Humbja e materies gri në këto zona dukej shqetësuese por në të vërtetë nuk rezultoi ashtu. Studiuesit zbuluan se gratë që kishin një humbje më të madhe të materies gri në këto zona, kishin një lidhje më të fortë me bebet e tyre. Gjithashtu këto gra kishin më pak ndjenja negative për bebet e tyre.

Pra ndërkohë që truri zvogëlohet ai bëhet më i fuqishëm. Për nënat e reja kjo do të thotë se ato do të bëjnë një punë më të mirë gjatë prindërimit, duke arritur të kuptojnë më mirë kërkesat e bebit të tyre dhe duke u bërë më të kujdesshme në dallimin e rreziqeve, pra duke mundësuar mbrojtjen e duhur për bebin dhe veten e tyre.

Share With:
Translate »
1103 Views