E ëma duke festuar, 3-vjeçarja humb jetën nga uria

Një 21-vjeçare ka rrëfyer se vrau vajzën e saj 3-vjeçare duke e lënë në shtëpi, ndërkohë që u largua për një javë për t’u zbavitur nëpër festa.

Maria Plenkina, nga Rusia, la në shtëpi Kristinën e vogël, e cila vdiq prej urisë. Ajo u gjet lakuriq, ndërkohë që kishte ngrënë ilaç rrobash prej urisë.

Ajo qëndroi për rreth një javë në një dhomë të ftohtë, mes mbeturinash pasi kishte ngrënë ushqimet që i kishte lënë e ëma kos, pulë dhe salçiçe.

Përpara se të largohej nga apartamenti e ëma kishte mbyllur edhe ujin.  Trupi i 3-vjeçare u gjet nga gjyshja e saj, Irina, e cila kishte shkuar për t’i uruar ditëlindjen vogëlushes.

Ndërkohë mamaja e ligë rrezikon nga 8 deri në 20 vjet burg për këtë ngjarje. Psikiatrët kanë dalë në konkluzionin se ajo ishte në dijeni të plotë të veprimeve të saj.

Plenkina kishte qëndruar me një shoqen e saj, të cilës i kishte thënë se e kishte lënë tek një mikeshë vajzën. Mikesha tregoi se gjatë javës, Plenkina kishte shkuar në klube nate, kafene dhe paratë i kishte prishur për alkool.

Pak përpara ngjarjes së rëndë, Maria Plenkina ishte ndarë nga i dashuri. Ajo ka rrëfyer se nuk donte ta vriste vajzën dhe se i kishte lënë ushqim para se të ikte. Ndërkohë sipas autoriteteve, gjatë seancës e reja nuk qau dhe nuk tregoi asnjë shenjë pendese.

Share With:
Translate »
375 Views