E ëma e Leonora Jakupit ka ditëlindjen, këngëtarja i bën dedikimin emocionues

Ditën e sotme e ëma  e këngëtares së njohur, Leonora Jakupi feston ditëlindjen e saj. Kur ishte e vogël, babai i Leonorës ndërroi jetë në luftën e Kosovës dhe e ëma u kthye në heroinën e ditëve të saj. E teksa ajo ka ditëlindjen, Leonora nuk mund të mos ndante më publikun një dedikim emocionues.
“O Nënë, o drita e syve te mi, dielli që ndriçon rrugën time. Të pafsha të lumtur e të buzëqeshur gjithmonë. Çdo fjale, çdo falenderim është i vaket krahasuar me sakrificën dhe mundin tënd për ne. Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashuri e imja. Urime ditëlindjen engjëlli im,”- shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se pak muaj më parë në familjen e Leonorës pati një gëzim të madh, pasi e motra celebroi dashurinë e saj me martesë.

Share With:
Translate »
962 Views