E ëma feston ditëlindjen, Besa Kokëdhima i dedikon fjalët që çdo nënë do të donte

Ditën e sotshme nëna e këngëtares Besa Kokëdhima feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, këngëtarja ka zgjedhur që ta urojë publikisht duke i shprehur dashurinë e madhe nëpërmjet fjalëve të ndjera. Pak minuta më parë Besa ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet e lumtur pranë së ëmës dhe krahas saj shkruan fjalët që çdo nënë do të dëshironte të dëgjonte.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Brixhida Kokëdhima. Je shembulli më frymëzues se si një qenie mund të jetë gruaja perfekte, nëna e pakursyer, femra hyjnore, e brishtë dhe e hekurt, shoqja më ‘cool’ dhe moderne, engjëlli besnik i familjes tonë. Unë për ty e fal dhe jetën, se ti je tatuazh në zemër. Të uroj të kalosh sa më bukur e gëzuar sot, edhe 1000 vite të tjera të lumtura, plot kreativitet, frymëzim, dashuri e suksese”,- shkruan Besa.


Brixhida është nënë e tre vajzave, të cilat me talentin e tyre në fusha të ndryshme e kanë bërë shumë krenare.

Share With:



33 Views