E frikshme, 5-vjeçarja rrëshqet poshtë trenit, polici hero e shpëton në sekondën e fundit

Ky është momenti i tmerrshëm kur një fëmijë po vraponte për të hypur në tren, por rrëshqet nga duart e së ëmës dhe përfundon poshtë lokomotivës.

Por 5-vjeçarja u shpëtua nga një polic hero që arriti ta kapë në momentin e fundit.

Sachin Pol, polic i Forcës së Sigurisë së Maharashtrës në Mumbai, reagoi në mënyrë të shpejtë kur pa vajzën duke rënë nën hedekun midis lokomotivës dhe platformës ndërsa treni nis të ecë.

Vajza shoqërohej nga prindërit e saj në platformë dhe kur shohin që treni nisin të vrapojnë për tu futur brenda.

Ndërsa prindërit arrijnë që të futen në tren, 5-vjeçarja e kapur për dore nga nëna e saj, rrëshqet dhe përfundon poshtë trenit, ndërsa ky i fundit nis të lëvizë me shpejtësi.

Por në momentin e fundit polici Pol arrin ta kapë dhe e tërheq në mënyrë të sigurtë.

Ngjarja ndodhi në një stacion treni në Mahalakshmi në jug të Mumbai mbrëmjen e së premtes.

Polici dhe vajza kanë pësuar gërvishtje të vogla por tragjedia e madhe u shamng.

Share With:



73 Views