E frikshme, lindin tre foshnje me të njëjtat deformime në duar

Autoritetet gjermane po hetojnë lindjen e tre fëmijëve me deformime në duar në një qytet në perëndim të vendit.

Sankt Marien Hospital raportoi se 3 foshnje lindën me deformime në duar nga qershori deri në fillim të shtatorit të këtij viti.

Dy prej 3 fëmijëve të prekur dorën e majtë e kishin të deformuar. Fëmijët kishin parakrah normal por pëllëmba e dorës dhe gishtat ishin të pazhvilluara.

Ndërsa fëmija tjetër kishte të deformuar krahun e djathtë. Gjithashtu edhe tek ky fëmijë pëllëmba e dorës dhe gishtat ishin të pazhvilluar ndërsa parakrahu normal.

Në një deklaratë spitali tha se të prekurit nuk kishin ngjashmëri etnike, kulturore dhe shoqërore që mund të shpjegonin deformimet dhe se jetonin të gjithë brenda një zone lokale.

“Nuk kemi parë deformime të këtij lloji prej shumë vitesh. Ne besojmë se periudha e shkurtër gjatë së cilës janë regjistruar këto tre raste është e habitshme,”-shtoi spitali.

Sipas statistikave të spitalit 1% deri ne 2% e fëmijëve lindin me deformime.

Çështja doli në dritë nga Sonja Liggett-Igelmund, një mami në Cologne, e cila ka paralajmëruar se më shumë foshnje mund të kenë lindur me të njëjtat deformime.

Liggett-Igelmund tha për CNN se deformime të tilla janë shumë të rralla dhe të shohësh deformime të ngjashme në hapësirën e disa muajve është shumë.

Liggett-Igelmund tha se ka kontaktuar shumë familje në të gjithë Gjermaninë, fëmijët e të cilëve kanë lindur me deformime të ngjashme.

Në Gjermani nuk ka një shifër të porsalindurve me deformime pasi nuk ka regjistër kombëtar.

Spitali Sankt Marien vuri në dukje se deformimet e gjymtyrëve gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen nga infeksione ose toksina të llojeve të ndryshme.

Mundësi të tjera, tha spitali, përfshijnë sindromën e unazës shtrënguese, kur fijet nga qesja amniotike mbështillen rreth fetusit duke shkaktuar deformime  ose kordoni i kërthizës që mbështillet rreth gjymtyrëve të një fetusi.

Ministria e shëndetësisë për shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia tha për CNN se synon të kontaktojë të gjitha qendrat mjekësore në shtet për të përcaktuar nëse ka deformime të ngjashme.

Share With:



83 Views